Dreke plote shije. Makarona me domate dhe borzilok

Shijojeni drekën! Sot, ju sugjerojmë spageti integrale me domate të vogla dhe borzilok…

Përbërësit:
• 100 gr spageti integrale
• 15 domate të vogla të prera në 4 copa
• 1 thelpi hudhër
• 40 ml vaj ulliri
• 10 gjethe borzilok, të prera hollë
• Kripë
• Piper

Përgatitja:
Në një tigan hedhim gjysmën e vajit të ullirit dhe e nxehim. Skuqim në të domatet e vogla bashkë me hudhrën për rreth 3 minuta. Shtojmë rreth 150 ml ujë të nxehtë dhe e lëmë të reduktohet deri në konsistencën e duhur. Në këtë moment, domatet duhet të jenë zbutur dhe të jenë bërë pothuajse pure. Ndërkohë, ziejmë spagetit “al dente”. Shtojmë më pas në tigan spagetit, gjysmën e borzilokut dhe kripë. I përziejmë në zjarr për rreth 20 sekonda dhe më pas i heqim. Kontrollojmë shijen dhe i shërbejmë të spërkatura me piper të bluar në moment dhe gjysmën e mbetur të vajit të ullirit dhe borzilokut.