Zupë me cheese cake qe te shrin ne gojë

Zupë stil cheese cake
Një ëmbëlsirë që do të impresionojë të ftuarit tuaj. Veç kësaj është dhe shumë praktike sepse s’do pajisje të veçanta dhe s’kërkon përpikmëri të lartë në matjen e materialeve

Përbërësit:
300 gr djathë Philadelphia
1 ½ filxhan qumësht i koncentruar, i ëmbël (nestle, panda)
350 ml kerm qumështi
12 feta kek vanilie
250 gr fruta pylli

Përgatitja:
Rrahim në blender djathin bashkë me qumështin e koncentruar dhe kremin e qumështit. Ndajmë në 12 gota frutat, kremin e djathit dhe kekun në shtresa të alternuara. I fusim gotat në frigorifer për rreth 1 orë dhe shërbejmë.