13 vjecarja humb jeten pasi kur doli nga dushi preku televizorin

Një vajzë 13-vjeçare ka humbur jeten pasi u prek nga rryma elektrike kur preku televizorin sapo doli nga dushi.

Iorrany Ravick Soares Rodrigues, 13 vjeç, humbi jeten ndërsa përpiqej të rregullonte televizorin në shtëpinë e saj në Timon, Brazil. Vajza e bëri këtë kur sapo doli nga dushi dhe ishte ende e lagur.

Ajo u deklarua e pa jete pas mbërritjes në spitalin Alarico Pacheco të dielën pasdite.

Shkak thuhet se janë bërë instalimet elektrike të gabuara që kanalizonin energjinë elektrike përmes kornizës së televiziorit.