2 lajme fantastike nga Italia, ulet numri i pacientëve të rinj, dhe rekord të shëruarish

Priten lajme te mira nga Italia qe piku i larte me te infektuar te bie.

Jane 1648 raste të reja në të gjithë Italisë gati 2200 më pak sesa dita e dielë. Kjo është shifra më e ulet thuajse e 10 ditëve të fundit. Në total tani janë 75 mijë e 528 raste active me COVID-19 në këtë vend.

Kemi vetëm 75 paciente të rinj që janë shtruar në terapi intensive në 24 orët e fundit ndërsa në total shifra është 3981. Një tjetër e dhënë positive është edhe rekordi I regjistruar sa I takon pacienteve të shëruar brenda 24 orëve dhe konkretisht këtë të hënë kemi 1590 ( më e larta në këto kohë).

Zv.Ministri i Shëndetësise Speranza tha se piku I semundjes mund të jetë pas 7-10 ditësh ndonëse tani kurba nuk është më në rritje dhe ky eshte nje lajme i mire.

Me shifrat e reja të ditës së hënë dhe kur jemi në ditën e 40 të përhapjes së sëmundjes në Itali, llogariten 101 mijë e 739 paciente pozitiv në tërësi dhe presim qe ky numer te bie dita dites.