Vendimi i ri i qeverisë italiane: Nxirrni fëmijët tuaj me prindin të marrin ajër të pastër

Autoritetet në Itali kane ber eme dije se po merren masa të reja për daljen e fëmijëve duke njoftuar qytetarët se mund të nxjerrin fëmijët jashtë shtëpive të shoqëruar me prindin ose një familjar tjetër dhe te kene kujdes.

Por në qarkoren e ministrisë së Brendshme të Italisë, thuhet se, “për të mos i privuar fëmijët nga ecja dhe aktivitetit fizik, një fëmijë do të ketë të drejtë të dalë vetëm me një pjesëtar të familjes, qoftë ky prind apo një vëlla apo motër më e madhe”. Përcaktohet edhe që shëtitja duhet bërë jo larg vendbanimit dhe large me njerezit e tjere qe te mos kene kontakt.

Shpresojme qe muajin ne vazhdim gjendja ne itali te qetesohet dhe te filloje renia e pikut.

Qarkorja që shihet si lajm i mirë për shumë prindër dhe fëmijët e tyre, erdhi për shkak të masave shtrënguese të marra gjatë javëve të fundit në Itali për të ngadalësuar përhapjen e virusit vdekjeprurës, COVID-19 dhe synon zbutjen e tyre te një kategori popullate, të vegjlitm.noa.al/