2 vjet pas largimit të bujshëm, nuk do ta besoni se ç’thotë Erion Isai për Portokallinë

Dy vite më parë aktori i humorit Erion Isai së bashku me Bes Kallakun u larguan nga spektakli i humorit “Portokalli” për të sjell emisionin e tyre. Në atë kohë, Erioni e zbuloi vetë largimin duke treguar se ishte gati për sfida të reja.

Së fundmi, aktori ka qenë i ftuar në emisionin “Tempora” në ‘Ora News’ ku ka zbuluar se largimi i tij nga Portokallia nuk ka qenë për shkak të ndonjë kapriçoje, por se kishte ardhur kohë të provonte gjëra të reja. Madje ndryshe nga aktorët e tjerë që kanë pasur pakënaqësi pasi janë larguar, Erioni është shprehur mirënjohës për spektaklin e njohur të humorit.

“Më bëhet qejfi që pas 2 vitesh kur u largova nga Portokallia të flas me zë dhe figurë. E vërteta është se nuk do isha përballë teje këtu nëse nuk do ekzistonte Portokallia. Portokallia i besoi një djali të ardhur me autobus në 3 të mëngjesit nga Erseka, skenën më të lakmuar në Shqipëri në ato vite. Vendimi im për tu larguar nga Portokallia nuk erdhi për shkak të një kapriçoje të një sherrnaje”, tha Erioni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *