‘Kjo është çmenduri’, Vesa Lumës i ndodh çudia në Zelandën e Re

Këngëtarja shqiptare Vesa Luma u largua së bashku me bashkëshortin Big Basta dhe djalin Lian në Zelandën e re. Ajo qëndroi për një kohë të shkurtër dhe u kthye në vend bashkë me vogëlushin, ndërsa Big Basta vazhdon të jetë ende atje.

Teksa ka qëndruar atje Vesa siç ka thënë ka punuar për projekte të reja muzikore . Por ndërsa ajo ndodhet larg prej andej i ka ndodhur diçka e papritur.

Vesa ka shpërndarë së fundmi një postim ku tregon se Instagrami i saj është renditur në mesin e 10 profileve më influencuese në Zelandën e re për 2019.

“Kjo është çmenduri”, ka shkruar Vesa pranë postimit ku tregon se është surprizuar shumë nga kjo renditje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *