23 vjecarja i mbijetoi arrestit kardiak dhe tregon se si e zbuloi qe kishte nje difekt ne zemer

23 vjecarja i mbijetoi arrestit kardiak dhe ja si e zbuloi se kishte nje difekt ne zemer, kur po kthehej nga nje udhetim ne Itali
Madison Thornton, një studente 23 vjecare shkoi për të studiuar në Itali një muaj, por ajo nuk e kishte idenë se një ambulancë ajrore do ta kthente në SHBA brenda disa ditësh – dhe që u pasua nga një zbulim befasues për zemrën e saj .

Madison tregon se ditën e pare qe ajo filloi te ndiqte kursin ne Universitetin Tulane shkoi shume mire dhe ne dreke disa studente shkuan te drekonin ne nje vend te bukur. Ata te gjithe peovuan ushqimin italian pasta dhe pastaj akullore dhe pas dreke do te shetisnin ne brigjet e liqenit aty prane.
Por nuk kishte kaluar as nje minute kur ajo ishte ndjere si cuditshem, teper e dobet dhe iu duk sikur po shikonte njolla.

“U zgjova për tokë… dhe e dija se diçka nuk po shkonte mirë me mua sepse kurrë nuk kam humbur ndjenjat ashtu, apo të kem pasur ndonjë problem shëndetësor.”

Ajo nuk e dinte atëherë, por Martin beson se i mbijetoi një arresti të papritur kardiak të shkaktuar nga një ritëm jonormal i zemrës. “Zemra e saj ndaloi, por rifilloi spontanisht – ndoshta për shkak të ndikimit që pati rënia e saj e fortë”, tha Dr. Arthur Martin, kardiologu i 23 vjecares.

Me tej studentja u transportua me ambulance ne qytetin Viterbo dhe aty e shtruan ne spital per te bere ekzaminime te tjera.
Sapo pronderit e saj e moren vesh cfare kishte ndodhur ata u munduam sa me shpejt te shkonin prane saj pasi ishte vetem dhe nuk dinte as gjuhen.

Analizat tregonin nivele te larta te troponines dhe mjeket i komunikuan se ajo kishte demtim ne zemer qe ishte shkaktuar nga nje defekt ne zemer. Ekipi mjekësor italian fillimisht dyshoi për miokardit akut , një inflamacion i muskulit të zemrës i shkaktuar zakonisht nga një virus.

Dite me vone nje avion ambulance e transportoi ate ne Mississipi dhe pastaj ambulanca e coi ne Spitalin Gjeneral te Hattiesburg.
Më pas, Dr Martin nxori historinë e familjes së Thornton. Dy nga kushërinjtë e saj vdiqën papritur kur ishin në moshës së saj dhe disa anëtarë të tjerë të familjes kishin vdekur papritur rreth moshës 40-vjeçare. Kjo tregonte për një defekt të trashëguar të zemrës.

Diagnoza tani është kardiomiopatia familjare, një dobësi e muskulit të zemrës që shkakton një ritëm jonormal, takikardi ventrikulare, që mund të shkaktojë vdekje të papritur kardiake. Kjo gjendje ka qenë e mbartur dhe iu shfaq vajzës ne moshen 23 vjecare, sepse keshtu ndodh çrregullimet gjenetike shfaqen më vonë në jetë.

“Jam shumë me fat që gjithcka ndodhi kur isha me një grup njerëzish dhe jo kur isha vetëm”, tha Thornton, “pasi mund të kisha goditur kokën ose mund të isha duke vozitur, kjo do të kishte qenë shumë më keq se sa është.”

Tashme studentja 23 vjecare po i permbahet keshillave te mjekeve dhe ka vendosur defibrilator per te mbrojtur zemren nga ngjarje te ngjashme. shiko.news