3 femijet ngelin veten pasi te dy prinderit humbin jeten ne te njejten dite nga kanceri

Një burrë në Dakotën e Jugut, SHBA dhe gruaja e tij kanë vdekur në të njëjtën ditë pas betejës me kancerin.

Steve Hawkins, 58 vjeç, vdiq të premten pasi luftoi me kancerin për pesë vjet. Gruaja e tij, 52-vjeçarja Wendy, gjithashtu vdiq në të njëjtën ditë pas një beteje të shkurtër me kancerin. Të dy vdiqën në spitalin lokal në Yankton.

Çifti ka lënë pas tre fëmijë më të mëdhenj. Miqtë dhe familjarët e tyre janë të tronditur për ngjarjen e rëndë që ka ndodhur dhe vdekjet brenda një dite.

Ne jemi të gjithë të tronditur. Steve ishte shumë i dashur, një përkujtimore do të mbahet në pranverë.

Një faqe GoFundMe është krijuar për të ndihmuar me shpenzimet që fëmijët kanë për varrimin e prindërve të tyre pasi ata nuk mund t’i përballojnë dot.