4 mënyra shumë të suksesshme për të hequr mykun nga muret e shtëpisë suaj

Shkaktari kryesor i mykut ne muret e banesave tona eshte lageshtira, dhe mund te shfaqet si brenda ashtu edhe jashte shtepise. Por nëse e gjeni mykun në ambjentet e brendshme te shtëpisë tuaj, mos u frikësoni sepse po ju tregojme disa metoda shume efikase per ta hequr ate.

Metoda e pare eshte me vajin e pemes se cajit.
Bashkoni një lugë çaji me kete vaj dhe një gotë me ujë, në një shishe me spraj. Spërkoni përzierjen në zonen me myk dhe lereni te veproje brenda natës. Në mëngjes, fshijeni zonën ku ka myk me më shumë vaj çaji.

Metoda e dyte me sode buke.
Perzieni bashke sode buke dhe ujë sa për të krijuar një paste te cilen e aplikon mbi myk dhe e le që të thahet mire para se ta fshini. Nëse ka mbetur akoma ndonjë njollë, përdorni serish kete paste dhe e pastroni zonën me nje furçë te vjeter dhëmbësh. Soda eshte shume e mire sepse largon gjithashtu dhe ererat e pakendshme te mykut.

Metoda e trete e pastrimit eshte me uthull.
Uthulla është një zgjidhje e shkëlqyer e pastrimit për mykun sepse ka veti antibakteriale e cila ndihmon në largimin e mykut. Hidhni uthullen ne zonen ku ka zene myk dhe fshijeni me nje lecke te paster por mund të keni nevojë të përdorni edhe një furçë te vjeter dhëmbësh per nje pastrim me te thelle.

Hapi i fundit eshte tharja
Mënyra më e mire për të shmangur mykun është ta parandaloni ate duke instaluar filtrat e ajrit dhe mykut. Përveç kësaj, nëse keni lagështirë të tepert, sigurohuni që te thani fillimisht zonen e me pas te vendosni keto filtra qe vendi te ajroset shume mire.