Si të përgatisni kërnackat më të shijshme Korçare vetë në shtëpinë tuaj

Janë të famshme kërnackat e Korçës. Tradita e tyre është e lashtë sa vet qyteti i bukur i juglindjes së Shqipërisë.

Eshte e ditur se receta e kërnackave është trashëguar brez pas brezi nga amvisat korçare te cilat e kane shndërruar këtë gatim në një ndër më të preferuarit e shqiptarëve por edhe të ardhurve që sa here vijne ne Shqiperi nuk mund te mos i provojnë shijen fantastike tradicionale të kërnackave.

Por sot pavarësisht se gjenden lehtësisht sidomos në qytete të mëdha, kërnackat të përgatitura në shtëpi nga amvisat shqiptare e mbushin gjithë shtëpinë me dëshirën për t’i shijuar sa me shume.

Zakonisht shoqërohen me sallata të ndryshme, salcë kosi, por edhe me patate apo perime zgare ose furre.

Ju sugjerojmë recetën tipike të përgatitjes së kërnackave të Korçës, lehtë dhe me plot shije në shtëpi.

Përbërësit per kete recete jane: 1 kg mish viçi i grire, 5 kokrra qepë të grira hollë, 3 kokrra vezë, 200 gr bukë të zezë të njomur, Rigon, Piper i zi i bluar, kripë sipas dëshirës dhe majdanoz.

Te gjithe perberesit perzihen se bashku shume mire qe te behet nje mase homogjene dhe pastaj i le te marinohen bashke per gati dy ore mundesisht ne frigorifer qe te mos qullen.

Pastaj nga masa e ketij brumi marrim medore porcione te cilave u japim forme me dore rrethe 10-12 cm te gjata.

Me pas mund ti piqni ne zgare ose sipas mundesive ne furre te sperkatur\ me vaj.

Me kete mase brumi do t`ju dalin rreth 40 kernacka pak a shume.

Serviren ne pjata ovale me sallata te ndryshme, qepe dhe ereza pikante sipas deshires.