5 gabimete medha që po bëni me vendosjen e maskës, kujdes

Maskat tani kanë marrë rëndësi te madhe në jetën e gjithësecilit prej nesh. Madje duhet të mësohemi se do “jetojmë” gjatë me to të paktën derisa të gjendet një vaksinë e vertetuar për virusin.

Por është shumë e rëndësishme që maska të vendoset në mënyrën e duhur që të shmangim përhapjen e pandemisë.

Vini re, këto janë gabimet që duhen shmangur kur vendosni maskën:

Gabimi 1. Maska ju mbulon vetëm gojën.
Nëse e keni vendosur kështu gjatë kësaj kohe, keni bërë gabim. Maska duhet të mbulojë dhe pjesën e hundës.

Gabimi 2. Maska juaj është në kontakt me pjesë të tjera të trupit apo gjëra tuaja personale
Maska s’duhet të jetë në kontakt me rrobat tuaja, pjesë të tjera të fytyrës apo të trupit. Nëse veproni kështu, funksioni i saj nuk po kryhet siç duhet. Një tjetër gabim i madh është vendosja rreth zonës së qafës kur nuk e keni në fytyrë.