5 shenja që paralajmërojnë diabetin

Ndonëse pak persona e dinë, një në pesë njerëz mbi 20 vjeç kanë simptoma të paradiabetit dhe një pjesë e tyre do të preken nga diabeti i llojit të dytë, nëse brenda dhjetë viteve të ardhshme nuk humbin në peshë e kufizojnë sasinë e karbohidrateve e sheqerit të konsumuar.

Megjithatë, e keqja qëndron në faktin se këto simptoma pothuajse gjithmonë shpërfillen prej të sëmurëve potencialë, edhe sepse ato janë detaje lehtësisht të neglizhueshme për shumicën prej nesh.

Për t’i ardhur në ndihmë ndërgjegjësimit të të gjithë atyre që rrezikojnë të preken nga diabeti në të ardhmen, këto janë pesë shenjat “e fshehura” që duhet t’iu alarmojnë dhe t’iu bëjnë t’i nënshtroheni dietave apo testimeve më të hollësishme për t’i paraprirë zhvillimit të këtij problemi.

1 – Përgjumje pas ushqimit. Ky është një reagim i natyrshëm i trupit pas një vafti me tepricë karbohitratesh, por mund të jetë gjithashtu një sinjal i trupit se dieta juaj po ju kalon në diabet.

2 – Dëshirë për të ngrënë edhe kur nuk je i uritur. Një shenjë e tillë mund të jetë shqetësuese dhe treguese se trupi juaj është në fazat e para të ndeshjes në probleme në administrimin e glukozës.

3 – Mosfunksionimi i dietës. Kur trupi i nënshtrohet një diete të fortë dhe rezultatet janë të pakta, mund të jetë gjithashtu një shenjë e zhvillimit të hershëm të diabetit, sepse përballë problemeve në shpërndarjen e glukozës në qeliza, trupi priret të ruajë më fort depozitat e tij alternative të energjisë, dhjamin. Megjithatë, mos u dëshpëroni, edhe rrëzimi i 3-4 kileve redukton shanset e prekjes nga diabeti i llojit të dytë me 60%.

4 – Grumbullimi i shëndetit në një pjesë të trupit. Obeziteti është rreziku numër një i diabetit të llojit të dytë, por nëse shëndeti juaj është më i përhapur, keni më pak shanse të prekeni nga sëmundja se sa ata që shtojnë kile po në të njëjtin vend, kryesisht në zonën abdominale.

5 – Hipertensioni. Shumë persona me tension të lartë shqetësohen më shumë për shëndetin e tyre kardiovaskular, por nivele të larta të tensionit, bashkuar me luhatje të panatyrshme në nivelin e triglicerideve e kolesterolit janë një shenjë e qartë e zhvillimit potencial të diabetit në të ardhmen.