6 llojet e burrave me të cilët nuk duhet të martohesh kurrë

0
39

Kjo është për të mirën tuaj! Gjërat që ata bëjnë janë vërtetë të tmerrshme. Në këtë botë ka kaq shumë njerëz të mirë, për fat të keq ka edhe nga ata të llojit tjetër, të vështirë dhe aspak të devotshëm për të krijuar një histori dashurie. Vëmë bast se pasi t’ju themi karakteristikat e tyre, edhe ju do t’i keni në listën e personave të padëshiruar, me të cilët është mirë të mos dashurohesh kurrë në jetë!



Gjithçka orientohet tek intimiteti.
Asnjëherë mos shkoni tek ai mashkull, i cili dëshiron të të çojë në shtrat që në takimin e parë. Jemi të sigurt që ai do ta thyejë zemrën tënde shumë shpejt. Ky djalosh thjesht dëshiron një gjë prej jush dhe kjo është pak po e sigurt.

Vetëvlerësimi në maksimum.
Ju nuk duhet t’i tregoni atij se ju pëlqen mënyra se si ai buzëqesh ose si ai flet, sepse ai do t’ju kërkojë gjithnjë e më shumë. Ky është njeriu klasik plot vetëvlerësim, i cili vetëm dëshiron të pasurojë egon e tij duke mos u kujdesur shumë për ju. Po, kush e dëshiron një njeri të tillë?

I mërzitshëm,
E quajmë këtë djalë “të mërzitshëm”, sepse nuk duam ta etiketojmë si “të turpshëm”. Ky është lloji i djaloshit i cili nuk është ekspresiv, nuk të bën të kuptosh se çfarë ndjen dhe është shumë introvert. Le të jemi të qartë! Ai nuk është i turpshëm, ai as nuk e di se çfarë t’ju tregojë për takimin tuaj. Ai ndoshta thjesht dëshiron të kalojë kohë me ju, sepse ai nuk ka asgjë tjetër për të bërë, prandaj mos mendoni për atë që ai dëshiron të ndërtojë me ju.

I papërgjegjshëm,
Ai është një mik i madh, ai është njeriu yt! Por, kur ju i caktoni atij një përgjegjësi, ai do të bëjë gjithçka për ta shmangur atë. Do të shpikë justifikime të ngjashme me një 4-vjeçar. Ju nuk mund t’i zini besë atij për asgjë. Nëse nuk doni që të jeni personi i vetëm që bën çdo përpjekje fizike dhe emocionale për të vazhduar marrëdhënien, atëherë hiqni dorë sa jeni në kohë nga ai.

Zotëruesi i rremë,
Ai është zotëri i përsosur, natyrisht, por vetëm në fillim. Ai është në gjendje t’ju habisë me shkëlqimin e syve, problemi është se ai është djali më i kërkuar nga gratë dhe prandaj jeni si çdo tjetër. Me frikën e tradhtisë së radhës…apo jo?

Kafshë sociale.
Jeta është një ditëlindje për të dhe ai është djalë i festave. Nëse ju jeni personi që punponi shumë, me siguri në raste të këtilla festash ai do t’ju kërkojë të dilni jashtë dhe ta lini të qetë me miqtë e tij. Ai do të kalojë më shumë kohë me shoqërinë se sa në intimitet. A ja vlen?