6 truke si ta pastroni kuzhinen tuaj dhe të shkelqejë vetëm me një përbërës

Kripa është një përbërës që nuk mungon në kuzhinën tonë, por përdorimi i saj nuk duhet të kufizohet vetëm në aroma të pjatave tona. Ja disa truke pastrimi me kripë për një kuzhinë të pastër.

1- Tavat dhe tepsitë
Hidhni pak kripë në sipërfaqe, prisni 5 minuta dhe e fërkoni me një sfungjer të thatë ose peshqir letre. Me pas lani me ujë të nxehtë me sapun.

2- Lavamani
Për të hequr qafe erën e keqe të tij, hidhni 1/2 filxhan kripë në kulluesin e ujrave dhe derdhni ujë të ftohtë për disa minuta. Bëjeni 1 herë në javë.

3- Eliminoni erën e peshkut
Mjafton të spërkatni tiganët me këtë përbërës dhe mbulojini me ujë të nxehtë. Lërini të qëndrojnë për 30 minuta dhe lajini.

4- Frigoriferi
Për të hequr njollat ​​e ushqimeve nga frigoriferi, përzieni 1/4 filxhan kripë me 1 filxhan ujë. Lagni një leckë me përzierjen dhe pasi frigoriferi të jetë bosh, pastroni çdo cep me kujdes.

5- Njollat ​​dhe mbetjet e kafesë
Nëse aparati juaj i kafesë është bërë pis, mbusheni me kube akulli dhe shtoni 1/3 filxhan kripë. Përzieni me një lugë druri, prisni që akulli të shkrihet dhe lajeni si zakonisht.

6- Filxhanët e mëdhenj
Nëse filxhane tuaja janë të njollosura, mbuloni pjesën e poshtme me kripë. Pastaj me një leckë të lagur fërkoni pjesën e brendshme derisa njollat ​​të zhduken. Në fund, lani me ujë të ftohtë.

Nese ky artikull ju ka pelqyer shperndajeni ne profilet tuaja