6 zgjidhje të thjeshta për të ndaluar lemzën

Të gjithëve na ka ndodhur qoftë edhe një herë të vetme në jetën tonë të prekemi nga lemza dhe të kalojmë momente të sikletshme si për shkak se duhet të mbajmë seriozitetin në një situatë të caktuar, si edhe për vetë bezdisjen që ky fenomen ende i pashpjeguar mirë nga studiuesit shkaktohet.

Shpesh lemza zgjat gjatë, duke krijuar edhe më shumë shqetësim. Ekspertët kanë dhënë disa këshilla praktike dhe të vlefshme për të ndaluar lemzën e shpeshtë.

Ja disa prej tyre:

1. Duhet patjetër që, sapo të zërë lemza, të pish ujë ose të hash një lugë me sheqer.

2. Ndalesa e frymëmarrjes, pirja e ujit të ftohtë me gllënjka të vogla, vendosja në qafë e një cope akulli, vendosja e një borse akulli në bark, gudulisja e hundës për të provokuar një teshtimë, marrja e frymës thellë, duke ndjekur një ritëm të rregullt janë disa nga mënyrat e ndalimit të lemzës.

3. Faktori psikologjik arrin të ndalojë lemzën si p.sh. me anë të tërheqjes së vëmendjes, ju bën që të ndalojë shtëllunga e ajrit.

4. Lemza mund të zërë edhe një fëmijë të porsalindur dhe mund të ndalohet duke e marrë në krahë, i mbështetet koka në shpatull dhe i bie lehtë në kurriz, në mënyrë që t’ia nxjerrsh ajrin që ndoshta i ka bllokuar stomakun ose ezofagun.

5. Mjekët kryesisht rekomandojnë ngrënien e një luge sheqer pa ujë.

6. Një mënyrë tjetër është edhe frymëmarrja dhe nxjerrja në një qese letre, në këtë mënyrë