8 shkaqet qe ju demtojne veshkat nga Blerina Bombaj

8 ZAKONE QE DEMTOJNE VESHKAT!
Veshkat jane organi i “filtrimit” te gjakut te cilat jane pergjegjese per largimin e mbetjeve te panevojshme te metabolizmit. Si cdo organ tjeter ato jane jetesore dhe shendeti i tyre duhet te jete prioritet. Ja cilet jane gabimet me te shpeshta qe bejme ne kurriz te veshkave:

1. Konsumi i paket, i pamjaftueshem i ujit: Femrat duhet te konsumojne minimalisht 1,5 litra uje natyral ne dite dhe meshkujt 2 litra/dite. Uji ndihmon hollimin e perqendrimit te mbetjeve metabolike dhe toksike, keshtu ato nuk demtojne veshkat!

2. Konsumi i tepruar i kripes: konsumi mbi 6gr/dite i kripes se zakonshme i vendos veshkat ne “stres” duke rritur tensionin arterial!
3. Proteinat shtazore, sidomos te mishit te kuq: rrisin punen e veshkave per te shkarkuar amoniakun ne urine duke i rrezikuar ato te lodhen dhe te humbasin funksionin gradualisht gjate viteve.

4. Alkoli: edhe pse 1 gote vere nuk demton, konsumi i shpeshte i pijeve alkolike i streson dy organet pergjegjese per detoksikimin e trupit qe jane melcia dhe veshkat!

5. Kafeina: konsumi i me shume se 3 kafeve ne dite, ashtu sikurse kripa, rrit tensionin arterial duke i sforcuar veshkat te shkarkoje me shume kafeinen dhe kripen!

6. Abuzimi me ilacet qetesuese: shume njerez marrin qetesues me dhimbjen me te vogel. Ky eshte gabim sepse keto ilace mund te demtojne rende veshkat dhe melcine nese merren ne vazhdimesi.

7. Pagjumesia: mungesa e gjumit nuk i jep trupit mundesine te riparoje indet e demtuara. Keshtu, sikurse shume semundje lidhen me pagjumesine, nje nder to jane edhe semundjet e veshkave.

8. Injorimi i nevojes se urinimit dhe shtyrjet e gjata: ky zakon i vendos veshkat ne rrezik te inflamimit.
Per te forcuar shendetin e veshkave preferoni ushqime si zarzavatet e familjes se kryqezoreve si brokoli, lulelakra, lakra, fruta te athta si mollet jeshile, thanat, rrushi i kuq, proteinat e shendetshme si vezet e fshatit sidomos te bardhen, peshkun e eger, qepet dhe hudhrat, vajin e ullirit cilesor dhe agrumet!