7 gabimet më të shpeshta që bëjnë nënat e reja

Ky është një artikull shumë interesant që i referohet nënave të reja si edhe atyre që presin të bëhen të tilla. Ja cilat janë gabimet më të shpeshta që ato bëjnë pas lindjes së fëmijës:

1.Kërkojnë të rikuperohen shumë shpejt.

Kjo dëshirë e rrit edhe më shumë mundësinë e hyrjes në krizë pas lindjes. Nëna fillon të ndihet keq dhe në ankth në lidhje me pamjen e jashtme.

2.Përpiqen të presin thonjtë e fëmijës ndërsa është zgjuar.

Pse duhet ta bëni këtë kur mund t’i prisni më me lehtësi ndërsa ai është në gjumë? Atëherë ai lëviz më pak dhe mundësitë për ta lënduar janë shumë të vogla.

3.E nënvlerësojnë veten.

Ato e bëjnë këtë sidomos nëse është fëmija i tyre i parë. Mbani mend se edhe pse është e vështirë, askush nuk mund të dijë apo bëjë diçka më mirë se ju në lidhje me fëmijën tuaj.

4.E përjashtojnë babain.

Është pikërisht kjo ideja që e frikëson një mashkull. Kjo është diçka e gabuar! Ju keni një lidhje më të mirë që në fillim me fëmijën, prandaj kërkoni ndihmë nga bashkëshorti juaj në mënyrë që edhe ai të përkujdeset për të. Kjo do të forcojë më tepër marrëdhënien e tyre.

5.Përdornin gjithnjë të njëtin biberon për fëmijën.

Forma e tij duhet të ndryshohet 2-3 herë në muaj me qëllim që ai të pranojë më me lehtësi çdo formë.

6.Nuk bëjnë asnjëherë pyetje, edhe pse kanë shumë dyshime.

Në fakt mjeku është pikërisht për atë gjë dhe ju nuk duhet të ndiheni keq ta pyesni në lidhje me shqetësimet apo dyshimet tuaja.

7.Nënat kanë frikë të kërkojnë ndihmë.

Edhe kjo është diçka e gabuar. Ju duhet të ndiheni të lira të kërkoni ndihmë, mund ta bëni këtë tek gruaja më e afërt që keni pranë jush.