Shqiptari takon kryeministren e Finlandës në park: Ja çfarë më tha për Edi Ramën

Aktivisti Nestor Furxhi ka treguar se si e takoi kryeministren e Finlandës, Sanna Marin.

Në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Furxhi tha se kryeministrja po priste në radhë për të shkuar në muze, kur ai e takoi.

Më tej, shtoi se Marin ishte një person i thjeshtë, ndërsa bëri dhe një fotografi me të. “Kisha dalë me fëmijët e mi në park dhe aty takova një prind tjetër. Më pas shkuam të bënim një bisedë dhe shkuam të pinim një kafe. Kur dolëm nga kafja pas nesh ishte kryeministrja e Finladës”- tha ai.

Furxhi tregoi se gjatë bisedës, Marin i tha se i pëlqente kryeministri Edi Rama, dhe se do të vizitojë Shqipërinë së bashku me familjen.

“Pata një komunikim me të; tha që më pëlqeu shumë Shqipëria. Më tha se i pëlqen edhe kryeministri Edi Rama. Më tha që herën tjetër do të vijë në Shqipëri me familjen. Ishte e thjeshtë, po priste në radhë për të hyrë në muze. Sillen si të gjithë qytetarët”- u shpreh aktivisti.