74-vjeçare shqiptare humb jeten ne Itali pasi e shtyp treni

Një 74-vjeçare shqiptare është përplasur nga një tren në linjën Romë-Viterbo.

Ngjarja ka ndodhur në stacionin Caseno, aty ku mbërritën menjëherë dy ekipe zjarrfikëse, karabinierët dhe policia hekurudhore.

Mediat italiane raportojnë se e moshuara mori ndihmën e parë dhe më pas u transportua me urgjencë në spital.

Qarkullimi hekurudhor u ndërpre përkohësisht deri në një njoftim të dytë.