8 vjecari humb jeten pasi e ze korenti

Një djalë tetë vjeçar australian ka vdekur nga goditja elektrike e dyshuar ndërsa ishte me pushime në Fixhi. Djali, i identifikuar si Cairo Ëinitana nga Sydney, po qëndronte me prindërit e tij në Club Ëyndham Denarau Island Resort në bregun perëndimor të ishullit kryesor të Fixhit.

Policia e Fixhit tha se ai u gjet i shtrirë pranë një kopshti lulesh në hotel të enjten e kaluar. Ai u dërgua në spital në qytetin e afërt Nadi, por fatkeqësisht nuk ia doli.

“Sipas informacioneve fillestare, fëmija dyshohet se është goditur nga rryma,”, tha policia e Fixhit.

Djali ishte shtetas i Zelandës së Re, por banor i Australisë, shtuan ata. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Zelandës së Re po ofron ndihmë për familjen, tha një zëdhënëse.

Në një postim në Facebook, nëna e tij Amber de Thierry tha: “Të kam dashur biri im që nga momenti që kuptova se po të mbaja në krahë dhe do të të dua përgjithmonë”.

Një zëdhënës i resortit e përshkroi vdekjen si një “aksident tragjik” dhe shprehu “ngushëllime të përzemërta” për familjen. Resorti do të kryejë një hetim të plotë dhe do të bashkëpunojë plotësisht me policinë dhe autoritetet lokale, tha zëdhënësi.

I njohur për vendpushimet dhe hotelet e tij luksoze, ishulli Denarau është rreth 5 km (3.1 milje) në veri-perëndim të Nadit, qyteti i tretë më i madh i Fixhit.