Cuditen qytetaret. Pallati ne Turqi pa themele shikoni se si eshte anuar. Video

Pamje të paprecedenta tregojnë shkujdesjen dhe neglizhencën kriminale të ndërtuesve në Turqinë lindore, ku 2 tërmete kanë shkaktuar më shumë se 20,000 viktima. Në një video që qarkullon në internet dhe e publikuar nga media turke si Sabah tregojnë një ndërtesë që është anuar, e cila nuk ka themele.

Është një pallat 5-katësh, i cili edhe pse nuk është shembur është anuar në mënyrë të tillë, duke u bërë i pabanueshëm.

Në klipin afërsisht 40 sekonda dëgjohen burrat duke thënë se në ndërtesë nuk ka të çara dhe se as xhamat nuk janë thyer.

“Nuk mund ta besoj , shiko këtu!”- thotë njëra teksa kamera tregon se ndërtesa në fakt është ndërtuar në tokë pa kolonat dhe themelet e nevojshme.