Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Vjen paralajmerimi/Moti i keq, Bashkia : Shmangni përdorimin e makinës, rrezikohen përmbytje

Bashkia e Vlorës ka paralajmëruar qytetarët të shmangin lëvizjet me makinë për shkak të kushteve të motit që do të përfshijnë vendin. Në njoftimin në faqen e saj zyrtare thuhet se për shkak të shirave të dendur duhet treguar kujdes me vendin e parkimit për shkak se disa zona rrezikojnë përmbytje.

“Të dashur qytetarë! Duke parë kushtet e motit në Vlorë, por edhe në të gjithë vendin, do ju luteshim të shmangni lëvizjet me makina që nuk janë të domosdoshme. Për shkak të shirave të dendur, duhet të keni kujdes edhe me vendin e parkimit të makinave dhe të jeni të vëmendshëm për vendet që rrezikojnë të përmbyten!

Paralajmërimet e meteorologëve për shira të vazhdueshëm, na bëjnë të jemi të kujdesshëm. Kujdesuni për veten dhe familjarët tuaj! Për çdo nevojë vendosni kontakt me Ujësjellës Kanalizimet dhe Shërbimet publike të Bashkisë”, thuhet në njoftim. m.v/Abcnews.al