Lajm i bukur/Restoranti i shqiptarit në Danimarkë zgjidhet më i miri në mesin e 50 restauranteve në botë

Kopenhagen është tashmë “kryeqyteti i kuzhinës’ pasi një nga restorantet e saj është zgjedhur më i miri në botë. Por ajo që e bën të veçantë përzgjedhjen e “Noma” si restoranti më i mirë në botë është se fakti se pronari dhe kuzhinieri është një shqiptaro-danez.

Në garë ishin 50 restorante të ndryshme, të cilat janë cilësuar si më të mirat në botë dhe “Noma” kryesoi listën. Lajmin e ka bërë me dije faqja “The World’s 50 Best” (50 më të mirët në botë), përmes rrjetit social Twittter.

Noma ka qenë pjesë e restoranteve më të mira në botë për rreth 10 vite.

“Pak më shumë se një vit më parë mendova se gjithçka do të merret fund. Si do t’ia dilnim gjatë gjithë kësaj periudhe, “tha Rene Redzepi( Rexhepi), duke iu referuar pandemisë Covid-19.