Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Qofte shtëpie me lëng, receta plot shije që do gatuani më shpesh

Një recetë që të frymëzon ta gatuash herë pas here, duke të sjellë shije gatimi shtëpie.

Përbërësit

600 gr mish viçi i grirë
3 kokrra patate
2 karotë
1 kokërr qepë
50 gr oriz
10 gr gjalpë
1 kokërr vezë
piper i zi
2 lugë majdanoz (i grirë)
1 lugë e vogël nenexhik (i thatë)
kripë
2 vezë (të verdhat)
250 ml lëng perimesh (ose mishi)
2 lugë miell
1 kokërr limon
1 lugë kos

Përgatitja
1
Zieni orizin në ujë të kriposur dhe vendoseni në një enë. Shtoni mishin e grirë bashkë me vezën, piperin, majdanozin dhe kripën. Punojeni mirë dhe formoni qoftet (që të mos ngjisin lagini duart me ujë). Vendosini qoftet mënjanë.
2
Qëroni qepën dhe lëreni të plotë, qëroni patatet dhe karotat dhe pritini në kubikë të vegjël.
3
Zieni 2 litra ujë dhe shtoni perimet dhe gjalpin. Rregullojeni me kripë. Lërini të ziejnë derisa perimet të zbuten dhe shtoni qoftet.
4
Lërini të ziejnë në zjarr të ngadaltë për rreth 20 minua dhe më pas hiqni kokrrën e qepës.
5
Ndërkohë përgatisni salcën duke rrahur miellin me të kuqtë e vezëve, kosin, lëngun e limonit dhe një filxhan me lëngun e qofteve.
6
Hidheni masën e përftuar në tenxheren e qofteve dhe hiqeni nga zjarri.
7
Spërkateni sipas dëshirës me majdanoz dhe nenexhik dhe shërbejini.