A po e fsheh produksioni? Publikohet video ku Luizi eshte i semurë dhe Kiara flet per Ilacet

Një video e publikuar në rrjetet sociale ku shfaqet Luiz Ejlli në gjendje jo të mirë shëndetësore brenda në “Big Brother Vip”, ka ngjallur sërish reagim tek publiku.

Teksa të gjithë banorët po qëndronin në oborr, ai shkoi për të fjetur gjumë duke thënë se i dhimbte koka.

Fillimisht Luizi kishte filluar të dridhej ku pranë kishte Nitën e cila e pyeti nëse ndihej mirë apo kishte nevojë për ndonjë gjë. Për të mos alarmuar banorët, Luizi ka shkuar më pas në dhomën e rrëfimit ku mendohet se është vizituar nga një mjek.

Pamjet nuk janë publikuar por një video e cila është bërë virale në rrjet, tregon Armaldon i cili gjatë bisedës me Kiarën tha se një doktor ka hyrë për të kontrolluar këngëtarin, por moderatorja i kërkoi që të mos e diskutojë këtë gjë.

“Po paska ardhur një doktor për atë, paska ardhur një doktor”, dëgjohet të thotë Armaldo.

Ndërkohë në një bisedë tjetër, Ermiona i thotë Kiarës se ka ajo ilaçe që mund ta qetësojnë Luizin, por moderatorja i thotë se duhen ilaçe specifike.