Ai thotë se ka gjetur ilaçin kundër koronavirusit, presidenti takohet 3 orë e gjysmë me mjekun, të hënën pritet…

Mjeku francez dhe virologu Didier Raoult është bërë i njohur sot në të gjithë botën si promovues i ilaçeve kundër malaries, ilacet klorakina (me termin chloroquine) dhe hidroklorankina (termi hydroxychloroquine) si një alternative trajtimi kundër Covid-19.

Në Francë, gati 450,000 persona kanë nënshkruar një peticion duke kërkuar me ngulm që medikamenti të përdoret më gjerësisht.

Presidenti amerikan Donald Trump gjithashtu i ka përmendur rregullisht ato ilace. Sidoqoftë, Agjensia Evropiane e Barnave ka paralajmëruar ne lidhje me kete kerkese ,për efekte anësore të mundshme teper serioze te tyre dhe tha që ato duhet të përdoren vetëm në rastet e “urgjencës kombëtare”, raporton BBC.

Ndaj duke iu perqasur ketyre diskutimeve, mediat e quajnë befasi faktin që Presidenti Emmanuel Macron udhëtoi personalisht në jug te vendit në Marsejë, në spitalin e specialistit të sëmundjeve infektive, Prof Raoult, për tre orë e gjysmë bisedime por pa praninë e mediave.

Presidenti Macron do të japë një mesazh televiziv të hënën dhe zyrtarët e tij thonë se ai dëshironte të bisedonte më parë me shumë zëra në lidhje me situaten shqetesuese te COVID-19.

Kështu që ky takim nuk do të thoshte asnjë lloj “njohjeje” të metodave të mjekut, thjesht një interes për provat terapeutike.