Shkencetaret Italiane keto dite kane zbuluar Simptoma e reja te koronavirusit/ Ja cilat jane ato

Coronavirusi po vazhdon të përhapet në Itali dhe në mbarë botën, ashtu si në vendin tonë, pra rastet vazhdojnë të rriten megjithëse duhet ta theksojme se me një ritëm më të ngadaltë sesa në javët e fundit.

Sipas buletinit më të fundit të mbrojtjes civile, për të pestën ditë radhazi ka pasur një ulje të pacientëve me intubim (99 më pak se dje) dhe një rekord të pacientëve të shëruar (2.099).

Shumë njerëz ende pyesin se cilat janë simptomat e koronavirusit të ri. Simptomat fillestare më të zakonshme për covid-19 janë ethe, kollë e thatë e vështirësi në frymëmarrje, por edhe pse për disa pacientë sëmundja është e ngjashme me gripin, për të tjerët ajo përparon në pneumoni, semundje të veshkave dhe deri ne humbje jete.

Sidoqoftë, një ekip studiuesish italianë ka zbuluar disa simptoma të reja që lidhen me sëmundjen e re, ku pas kollës dhe etheve, disa javë më parë edhe humbja e erës apo e shijes u shtuan si simptomë.
Por nuk mbaron këtu: Një grup studiuesish nga Universiteti Sapienza dhe Tor Vergata i Romës kane botuar në revistën Cureus Journal të shkencës mjekësore se kane zbuluar disa simptoma gastrointestinale – ndonjëherë edhe simptomat e vetme të covid-19.

Massimiliano Cipriano i Departamentit të Kirurgjisë Iaparoskopike të Policlinico Umberto I në Romë, shpjegoi se para simptomave të frymëmarrjes shumë pacientë me covid-19 mund të paraqesin diarre, të vjella dhe parehati në bark. Studimi i gjithanshëm italian zbuloi gjithashtu se ARN virale është e pranishme në jashtëqitje edhe pas zhdukjes së simptomave të frymëmarrjes dhe veçanërisht edhe pas negativitetit të Analizave.