Aida Shtino perlotet tregon te verteten. Pse u mbyll ‘Njerëz të Humbur?’

Moderatorja dhe gazetarja e njohur Aida Shtino ishte së fundmi e ftuar në një intervistë, ku foli dhe për mbylljen e programit “Njerëz të humbur”.

Gazetarja u përlot kur u pyet për arsyen e mbylljes së emisionit të saj, teksa u përgjigj se është një gjë që nuk e ka kuptuar akoma as ajo dhe sot.

“Nuk ishte zgjedhja ime. Në adresë të emisionit janë denoncuar 4 mijë raste dhe 1600 persona janë gjetur. Emisionin e mbyllën, arsyen s’e di akoma dhe sot. Herën e fundit u transmetua në RTSH. Në puntatën e fundit gjetëm dy persona dhe nesër erdhi lajmi se do ta mbyllni se nuk ka buxhet. Thoja “nuk ka mundësi”, sepse të jesh në një televizion shtetëror duke bërë një detyrë publike, dhe të të thonë se do të mbyllet emisioni që ishte shumë i ndjekur dhe kishte reklama. Gjithçka ishte ok dhe nuk e kam kuptuar edhe sot përse e kanë mbyllur“, u shpreh gazetarja në “Abc e Mëngjesit.”

Shtino shtoi se kur u mbyll emisioni, iu duku sikur iu mbyll një portë , jo vetëm asaj por të gjithë shqiptarëve që kërkonin ndihmën e tyre.

“Më është dukur sikur është mbyllur një portë jo për mua, por për ata që s’e kanë më atë portë ku të kërkojnë njerëzit e tyre. Publikimi i një rasti, shkuarja në çdo shtëpi të shqiptarëve ndihmonte shumë dhe organet e policisë dhe ne si staf ta gjejmë atë person gjallë ose jo“, u shpreh Shtino.

Aida Shtino gjithashtu u shpreh e zhgënjyer nga mosmirënjohja ndaj saj dhe stafit të saj, ndërsa shtoi se “mediat e harruan” dhe ia mbyllën të gjitha dyert.

“Ma mbyllën derën. Është një punë 12 vjeçare non-stop nga mëngjesi në darkë dhe të paktën një mirënjohje, jo vetëm mua por të gjithë stafit, me gjithë ata korrespondentë që kishim në diasporë. Kishim të ndërtuar një kupolë. Të mbyllësh një diçka të tillë se di… Kurse për mediat, më ka bërë një përshtypje, kudo që shkoja kam pasur një problem, më kanë harruar, e vetmja derë që më është hapur është Fax News”, përfundoi gazetarja.