Ajo do t’a hidhte në gjyq Eni Çobani ka një kërkesë për Agron Llakajn qe duhet ta plotesoj ne 2020

Eni Cobani ka pasur nje hater mbetje me Agron Llakaj per shkak se ai e ka imituar ne emisionin e humorit Al Pazar dhe nga ajo kohe Eni ka pritur qe ai ti kerkoj falje apo te jap nje shpjegim.

Por Eni Cobani nuk e priti mire kete gje dhe madje teksa ishte e ftuar në një emision deklaroi se do ta hidhte në gjyq. Por më pas avokatja ndryshoi qëndrim duke hequr dorë nga padia e duke thënë se gëzon respekt për të.

Tek emisioni i Rudines ne Tv Klan pas nje loje del ne foto Agron Llakaj dhe jurisja u shpreh se nuk do flasë shumë për të, veçse kërkon nga ai një shpjegim që shpreson ta marrë gjatë këtij viti.

Ajo thote se:”Nuk kam marrë asgjë personale dhe për keq. Kam kërkuar një shpjegim, shpresoj në 2020-tën ndoshta më vjen një shpjegim”.