AKU ben njoftimin urgjent. Mos e blini kete lloj produkti ne markete pasi përbën risk për shëndetin e njeriut

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njoftoi se një sasi e konsiderueshme salsiçesh, të markës “Wudy Aia” kanë rezultuar me prani të një bakteri të dëmshëm për njeriun.

“Referuar njoftimit të ardhur nga sistemi RASSF (Sistemi i Njoftimit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin për Kafshë) pas analizave laboratorike të kryera në Itali është konstatuar prani e Listeria monocytogenes STI55 duke përbërë risk me ndikim serioz për shëndetin e njeriut, në produktin Wudy me numra lotesh dhe data skadencash si më poshtë:

1. Emri i Produktit: WUDY 1KG MAXIPAC;

a. LOT: 1798614; Datë Skadence: 20/09/2022;

b. LOT: 1803199; Datë Skadence: 21/09/2022;

c. LOT: 1820077; Datë Skadence: 29/09/2022;

d. LOT: 1820665; Datë Skadence: 30/09/2022;

e. LOT: 1825669; Datë Skadence: 03/10/2022;

f. LOT: 1839979; Datë Skadence: 10/10/2022;

g. LOT: 1846239; Datë Skadence: 12/10/2022;

h. LOT: 1860349; Datë Skadence: 19/10/2022;

“Autoriteti Kombëtar i Ushqimit menjëherë pas njoftimit të ardhur nga RASFF po ndërmerr të gjitha masat nëpërmjet kontrolleve zyrtare në operatorët e biznesit ushqimor për identifikimin, bllokimin dhe tërheqjen e produktit nga tregu. Kujdes konsumatorë! Mos i konsumoni këto produkte, kthejini pranë subjekteve ku i keni blerë!”, thotë AKU.

Sipas shpjegimit të faqen zuyrtare të Qendrës Amerikane të Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve Infektive, CDC, listerioza është një sëmiundje e rëndë infektive, që shkaktohet nga bakteri që raportohet që gjendet në salsiçet e lartpërmendura.

Personat më të prekshëm janë gratë shtatzëna, të porsalindurit, të moshuarit dhe njerëzit me sistem të dobët imunitar. Për personat e kategorive të tjera, infektimi dhe sëmundja është e rrallë. Por për personat e kategorive më vulnerabël, infeksioni mund të shkaktojë probleme në tru, si meningit apo encefalit. Gjithashtu, mund të preken edhe pjesë të tjera të trupit, si kockat, nyjet dhe kraharori.