Receta e cajit te preferuar te Mbretëreshës Elizabeth qe pinte cdo mengjes

Në një intervistë të fundit me BBC, shërbëtori mbretëror i Mbretëreshës Elizabeth- Grant Harrold tregoi një pasqyrë të çajit të preferuar të Mbretëreshës dhe se si ajo e preferonte pijen e saj të përsosur.

Ajo fillonte çdo mëngjes në një mënyrë kryesisht britanike me një filxhan çaj dhe biskota, sipas ish-kuzhinierit mbretëror Darren McGrady. Mbretëresha pi çaj Earl Grey (përzierje çaji e cila është aromatizuar me vaj bergamoti), Assam (caj i zi Indian nga bima e Camelia) dhe Darjeeling (caj nga lulja e Camelia) me një dozë qumështi dhe pa sheqer.

Sherbetori mbreteror ndau këshilla për të përgatitur një filxhan çaji të stilit mbretëror pikërisht në shtëpi; “Hidhni çajin në filxhan, shtoni qumësht pas çajit dhe kurrë më parë, përzieni përpara dhe mbrapa (kurrë mos përdorni lëvizje rrethore dhe mos prekni anët). Së fundi, duhet të pini gjithmonë nga filxhani dhe kurrë mos lëshoni tinguj”, thotë shërbëtori mbretëror.