“Alketën e paskan lënë në turn me furrat e bukës”, Olti Curri tallet keq me Alketa Vejsiun në Eurovizion

Mbrëmjen e kaluar, moderatorja shqiptare Alketa Vejsiu realizoi ëndrrën e saj të madhe me pjesëmarrjen në festivalin italian të kengës “Sanremo”.

Në prezantim ajo ishte per krah moderatorit të famshëm Amadeus dhe gruas së Cristiano Ronaldo-s, Georgina Rodriguez .

Në një moment të festivalit, Alketës iu dha edhe një hapësirë kohore për një monolog të gjatë, duke treguar historinë e shqiptarëve e duke falenderuar Italinë që na ka hapur dyert neve si popull.

Por hapësira kohore që i ju dha moderatores tonë ishte ne oret e para pas mesnates dhe në lidhje me këtë Olti Curri e ka thumbuar duke idedikuar një status ku shkruante:

‘… Alketën e paskan lënë me prezantu në turn me furrat e bukës 02.00-03.00 te mjesit..’ Postim i cili shkaktoi shume të qeshura në rrrjete sociale.

Por blogeri nuk e la vetëm me kaq pasi në një postim tjetër mbi ato orët e vona të mbrëmjes thumbon sërish Alketën dhe me idenë se qeveria duhet ta bëjë pushim ditën e premte pra daten 07.02.2020 me rastin e daljes publike ë Alketës në Sanremo.

Kunjat e Olti Currit vijonin:
‘Me rastin e daljes së Alketës në Sanremo, qeveria duhet ta bëjë pushim ditën e nesërme, e premte 7.02.2020 dhe ta shpalli ditë zyrtare pushimi. Në këtë vendim zyrtar bëjnë pjesë të gjitha instutitucionet shtetërore, bashkitë dhe banka. Shkollat e zëvëndësojnë këtë ditë të shtunën.’ shkroi blogeri.