Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Arbana dhe Eduarti të pandarë, fotografohen pranë njëri tjetrit

Çifti nuk fshihet më, e tashmë prej kohësh jetojnë hapur dashurinë e tyre.

Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj janë kthyer në një prej çifteve më të dashur e të komentuar në radhët e famshëmve shqiptarë, e si të tillë çdo dalje publike e dyshes grish kureshtjen tonë.

Së fundmi moderatorja dhe regjisori i “Dua të të bëj të lumtur”, janë fotografuar nga ‘Bordo’, në premierën e filmit “Ndërkombëtarët” që u mbajt këtë të premte në ambientet e Cineplexx.

Të veshur ‘casual’, çifti kishin preferuar të qëndronin në të njëjtin stil, teksa u paraqitën me xhinse, kombinuar me nga një xhaketë të zezë.

Pjesëmarrjet e moderatores Osmani nëpër evente po bëhen gjithmonë e më të shpeshta, gjë që më parë nuk ishte diçka që ndodhte shpesh për Arbanën.