Atdheu ‘tradhëton’ Bora Zemanin me Alketa Vejsiun/ Bën gjënë që i ka lënë të gjitha pa fjalë

Në këtë sezon të “Përputhen”, autorja Olsa Muhameti ka zgjedhur të rikthejë në fron dy ish protagonistë, Anën dhe Mevlanin, të cilët nuk arritën të finalizonin dashuritë e tyre.

Ky rikthim ishte një mundësi e re për të tentuar sërish në rigjetjen e dashurisë. Nga burime të brendshme, ka qënë edhe Atdheu i cili ka kërkuar një rikthim në këtë program, kërkesë kjo e cila nuk është miratuar nga autorja.

Sipas informacioneve të fundit, Atdheu nuk është dorëzuar dhe kësaj rradhe ka vendosur të komunikojë me produksionin e “Love Story”, program i cili udhëhiqet nga Vera Grabocka dhe Alketa Veisiu.

Shumë shpejt Atdheun do ta shohim pjesë të këtij programi bashkë me dy konkurentët e tjerë të “Love Story” Kristin dhe Xhonin.

Dëshira për të qënë sërish pjesë e ekranit e ka bërë Atdheun të trokasë në dyert e televizionit konkurrent. Nuk e dimë nëse një vendim i tillë

ka sjellë pakënaqësi në stafin drejtues të këtij produksioni duke qënë se Atdheu është figurë e evidentuar nga “Përputhen”. Ndoshta një vendim i tillë mund ti shkaktojë atij ndërprerjen e marrëdhënieve me këtë televizion.