Habi e madhe! Në 18 shkurt mbaron ‘Big Brother’ dhe më pas do të nis me pas

Aq sfilitës u bë për disa personazhe ky edicion që zgjat prej tre muajsh, sa me siguri ata do kenë nevojë për pak kohë sa të vijnë në terezi.

Këtë e tregojnë më së miri jo vetëm portretet e atyre që kanë ngelur brenda por edhe titujt e lajmeve për ata që kanë dalë jashtë. “Trixa në gjendje të rëndë psikologjike” citonin lajmet e këtyre ditëve.

Mos të flasim për mijëra komentet nëpër rrjetet sociale që janë një peshë më vete. Me pak fjalë, nuk do ishtë keq që televizioni të niste një patentë të re televizive me vipat që dalin nga shtëpia pas tre muajsh.

Një emision me titull: “Rehabilitimi nga Big Brother VIP”, ku mund të kujdesen për personazhet që u izoluan për tre muaj. Gjithashtu, me terezi, të rehabilitojnë edhe publikun që i ndoqi kaq gjatë. Kështu jetëgjatësia e formatit është e siguruar për shumë muaj.

Por ti lemë shakatë mënjanë, ky eksperiment social që ka një sukses të jashtëzakonshëm që nga viti 1999 dhe që startoi për herë të parë në Hollandë, është vërtet sfilitës për pjesëmarrësit.

Fama, suksesi, lekët, kanë çmim të lartë në këtë format dhe e dinë mirë gjithë pjesmarrësit të cilët janë si libër i hapur dhe nën shënjestrën e publikut 24 orë në 24.