Avionët po hedhin mijëra kg karrota nga ajri për të ushqyer kafshët që kanë mbijetuar në Australi

Ne Australi jane hedhur mijera kilogram me karrota apo patate te embel nga avionet e ndryshem qe jane ofruar per te shpetuar kafshet dhe kjo eshte nje nga gjerat me te mira per Austrilianet qe kujdesen per kafshen qe ndodhen ne shtetin e tyre.

Kjo eshte nje nisme e ndermarre nga qeveria e Australise ne te gjithe vendin per ti ushqyer kafshet me karrota dhe patate dhe perime te tjera.

Ajo qe ndodhi ishte rreth një javë më parë ku në Parkun Ndërkombëtar, New South Wales dhe Wildlife Services nisën misionin e tyre për të shpërndarë ushqim nga ajri në luginat Capertree dhe Wolgan, në Parkun Kombëtar Yengo, në luginën Kangeroo dhe përrreth luginave të lumenjve Jenolan, Oxley Wild.

E kështu deri më tani janë hedhur mbi 2200 kilogramë perime të freksëta për kafshët që jetojnë në këtë zonë. Matt Mean, ministër i mjedisit tha se pavarësisht se kafshët kishin shpëtuar për mrekulli nga ajo dukuri, tashmë ndodheshin jashtë habitatit të tyre, i cili është shkatërruar, ndaj kanë nevojë për t’u ushqyer.