Avioni niset ne fluturim por gabina mbushet me tym te zi.Video

Ta paktën 86 pasagjerë dhe anëtarët e bordit të një avioni përjetuan rreth 25 minuta ndryshe teksa ishin me mijëra metra mbi tokë.

Bordi i një avioni të kompanisë “SpiceJet”, i cili ishte ngritur nga aeroporti i Goas në Indi, u mbush me tym, ndërsa pretendohet se pasagjerëve iu tha nga stafi që të luteshin në Zot pasi situata ishte kritike.

Avioni u detyrua të bënte ulje emergjente në aeroportin e Hyderabad në Indi, ndërsa fatmirësisht asnjë prej pasagjerëve nuk pësoi lëndime.

Kompania reagoi për këtë rast duke thënë se problemi ka ardhur nga ajri i kondicionuar, por pasagjerët pretendojnë se problemi ishte shumë më serioz.