Alpinisti sulmohet nga ariu ne majen e malit. Video

Të përballesh ballë për ballë me një ari të egër nuk është ideale në asnjë situatë, por një alpinist shpëtoi mrekullisht i gjallë pasi hasi një të tillë ndërsa po ngjitej në një shkëmb.

Momenti që alpinisti ishte në malin Futago në Japoni, u ndesh me ariun e zi dhe u detyrua të luftonte për jetën e tij u kap në kamera në një klip mahnitës.

Alpinisti fillon menjëherë të mbrohet, duke bërtitur, shkelmuar dhe goditur me grusht arushën i cili tërhiqet pak përpara se ti afrohet.

Alpinisti dukej se po i shmangte përparimet e ariut ndërsa ishte kapur pas shkëmbit, megjithëse ariu vazhdoi të kthehej dhe të hidhej pas alpinistit.

Pas rreth 30 sekondash, ariu u largua me këlyshin e tij dhe alpinisti më pas shihet i dëshpëruar duke parë përreth në rast se kthehet. Per me shume shikoni videon