Babai më fatlum i momentit/ Shkoi për të blerë çokollata me qumësht për fëmijët dhe u kthye në shtëpi me 1 milionë dollarë

Një ditë fatlume për një baba, i cili doli nga shtëpia për të blerë çokollatë me qumësht për fëmijët, por u kthye me 1 milionë dollarë.

Dennis Willoughby nga North Chesterfield shkoi në dyqan, por vendosi të merrte një biletë lotarie me gërvishtje, thanë të mërkurën zyrtarët e Lotarisë së Virxhinias, raporton CNN.

Bileta, një Jackpot Platinum 1,000,000 dollarë doli të ishte një fitues i çmimit kryesor.

Willoughby është lojtari i dytë që fiton çmimin kryesor për këtë lojë, pasi ekziston edher një tjetër biletë fituese.

Shanset për ta fituar atë janë 1 në 1,632,000, thanë zyrtarët e lotarisë.

Babait me fat iu dha zgjedhja për të marrë çmimin e plotë prej 1 milion dollarësh në pagesat vjetore për 30 vjet ose të merrte shumën prej 640,205 dollarë, përfshirë edhe taksat dhe ai zgjodhi këtë të fundit.