Bora e hoqi nga Instagrami atë dhe Donaldin, Romeo ben komentin epik per te

Bora sot i ka hequr nga lista e ndjekësve ish-partnerin e saj Donald Veshajt, binjakun e tij Romeon Veshajn dhe partneren aktuale të Donaldit, këngëtaren Beatrix Ramosaj. Romeo ka reaguar për herë të parë pas këtij veprimi, i cili ka pushtuar rrjetin.

Ai ka hedhur një pjesë humori nga Albano Bogdo i cili thotë: Uoo na plasi tr*pi, nuk i intereson askujt

U bë repost edhe nga Donaldi, Instagram-in e të cilit e menaxhon Romeo.

Bora dhe Donaldi shkëmbyen puthje kur moderatorja u fut në shtëpinë e Big Brother Vip. Ai madje u kujdes që përvjetorin e lidhjes së tyre t’i dërgonte Borës nëpërmjet produksionit varësen e tij, të cilën Bora e mbajti. Dalja e Semit nga shtëpia e “Big Brother VIP” është komentuar si “lirshmëri” për Donaldin për të flirtuar me Beatrix.

Kjo pasi gjatë qëndrimit të saj në shtëpi, Semi i përmendte konkurrentit vazhdimisht Borën, megjithëse ai kishte kërkuar të mos e bënte diçka të tillë.

Madje, situata arriti në atë pikë sa Donaldi u shpreh se ndihet single për sa kohë nuk ka vendosur diçka konkrete me Borën, madje është konfuz për situatën mes tyre. Tashmë ai është me Beatrix.