Babë e bijë: Rudina ndan foton më të ëmbël të bashkëshortit me vajzën

Moderatorja e dashur për publikun, Rudina Magjistari, po shijon pushimet në shoqërinë e bashkëshortit dhe vajzës së tyre, Mia. Kur vjen puna te jeta private, Rudina gjithmonë është treguar diskrete duke preferuar ta mbajë larg syrit të publikut.

Kjo e martë, është një ndër ato të rralla herë kur moderatorja ndan me ndjekësit e saj një foto të ëmbël të partnerit dhe së bijës.Rudina momentalisht ndodhet në Hamallë dhe nga aty ka postuar një foto të Mias në krah të të atit.

Fytyrat e tyre nuk duken mirë për shkak se fotoja duket të jetë shkrepur gjatë perëndimit dhe dallojnë veç siluetat e tyre. Ajo e ka shoqëruar foton me dy zemra që përfaqësojnë dy dashuri.