Roma bën gjestin e madh për Bleona Matën, ja çfarë njofton…

Te gjithe jemi të njohur me historine e Bleona Matës, por nje lajm i mire ka ardhur sot nga ekipi i Romes.

Roma, ka zyrtarizuar ditën e sotme afrimin e mbrojtësit të krahut të djathtë, Zappacosta nga ekipi i Chelsea. Lojtari do ti bashkohet ekipit verdhekuq në formën e huazimit me të drejtën e blerjes në fund.

Gjatë njoftimit për transferimin e lojtarit nga klubi italian i Romës, bashkëngjitur me foton e lojtarit më të ri të tyre, kanë nxjerr dhe lajmërimin për humbjen e shqiptares Bleona Mata.

Kujtojmë që Bleona Mata është vajza e vogël 6 vjeçare që u zhduk pasditen e 22 majit të vitit 2010, teksa kulloste bagëtitë në malin e fshatit Zapod të Kukësit .

Policia dhe banorët e zonës kërkuan me orë të tëra nëpër mal, por nuk gjetën asnjë gjurmë të vajzës dhe që prej asaj dite nuk dihet asgjë rreth fatit të saj.

Në fillim dyshimet ranë mbi vajzat që e shoqeronin Bleonën atë ditë, mes tyre ishte dhe halla e 6 vjeçares. Pavarësisht dyshimeve të shumta mbi hallën, Qamile Mata, hetimet e policisë dhe prokurorisë nuk mundën të provonin asnjëherë se ajo bashkë me shoqërueset e tjera kishin djeni mbi ngjarjen. Gjyshja e Bleonës tha në atë kohë se kishte parë një person që nuk ishte banor i fshatit.

Tashmë Bleona është 14 vjeçe dhe vazhdon të jetë e zhdukur, ndërkohë që dy dëshmitë e fundit kanë qenë, se e kanë parë vajzën e vogël në shtetin fqinj të Italisë.

Ekipi i Romës është i angazhuar prej kohësh me nismën e tyre për gjetjen e fëmijëve të humbur në Itali.