Bashkëshortja e Arian Çanit per here te pare del ne ekran, nuk do ta besoni cfare pune ben ajo (Video)

Pasditen e sotme ne emisionin e pasdites “Rudina”, ishte ftuar dentistja pediatre, Enida Petro. Ajo është një femër shumë e suksesshme në profesionin e saj, por pak e dinë që është edhe bashkëshortja e moderatorit të njohur Arian Çani.

Çifti simpatik ka dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë. Ishte vetë Arian Çani që e prezantoi te bijen Joanën, 3 javë më parë gjatë emisionit “Zonë e Lirë”. Gjatë programit të sotëm, Rudina Magjistari vuri këtë moment, ndërsa Enida Petro tha se Çani e ftoi vajzën për shkak të pasionit të tij për teatrin.

Ja biseda shkeputur nga vidjo
Rudina Magjistari: Vajzës së vogël mund të mos i kenë rënë të gjitha dhëmbët, por ne e kemi parë në televizor, të premten në mbrëmje. Ja kjo është vajza e Enidës. E lidhni dot këtë moment? `Jemi një familje` thote vajza kur Arjani e pyet cfare jemi ne te dy. Enida Petro është bashkëshortja e Arian Çanit. E japim sot në fund sepse sot folëm për një fushë krejtësisht tjetër. Urime dhe për vajzën sepse kishte filluar të merrej me teatër. Kam përshtypjen se po ndjek pasionet e Arianit?

Enida Petro: Po, pasionet e Arianit.

Rudina Magjistari: Pasionet e Arianit që admiron pa fund teatrin.