Behet ekspertiza mjeko-ligjore e euro ve qe vodhi pastruesja. Ja cfare gjeten ekspertet

Analisti Arjan Curri, ka sjellë detaje të reja mbrëmjen e sotme në Top Story në lidhje me vjedhjen e vlerave marramendëse të parave të ish-drejtoreshës së koncesioneve në Ministrinë e Ekonomisë Alda Klosit.

Curri është shprehur se në para është gjetur gjurmë pështyme e personave që i kanë numëruar ato dhe se paratë kanë kaluar në 3-4 duar, të cilat dyshohet se janë të pronarëve të parave.

Sipas Currit tashëm paratë po i nënshtrohen ekspertizës mjeko-ligjore në mënyrë që të zbardhet prejardhja e tyre.

Curri: Ndoshta në një nxitim emocional nuk e di ose ka thënë meqë nuk i gëzova unë mos ti gëzojë as pastruesja. Siç duket ka urrejtje të trefishtë, pastruesja urren zonjën, i biri urren të ëmën dhe burri urren të shoqen, ajo që nuk kuptohet në këtë mes është që urrejtja të çon të bësh gabime emocionale sepse një njeri gjakftohtë do të thoshte se unë mund ti bëj sërish këto para edhe mund ti bënte. Ose mund të rekrutonte njerëz të krimit që mund ti marrin këto lekë. Tek 400 mijë eurot janë gjë tjetër e bukur, 400 mijë eurot janë gjetur të ngrëna nga miu, që do të thotë që kishin një kohë të gjatë pastruesja që e vidhte zonjën dhe 10 monedha 500-she, paratë me prerje 500 ngrenë shumë dyshime, BE-ja ka nisur ti heqë sepse zënë pak vend dhe zyrtarët e lartë mund të mbushin vende të ndryshme nëpër shtëpi. Kartmonedhat i janë nënshtruar një ekspertize mjeko-ligjore dhe në to janë gjetur gjurmë pështyme, sepse janë numëruar disa herë dhe personat që i kanë numëruar i kanë pështyrë gishtat. Materiali gjenetik është I mbi 3-4 personave, që dyshohet se janë pronarët e këtyre parave.

Top Channel