Cristiano Ronaldo prezanton shtepin e re ne Arabin Saudite. Shikoni sa e bukur qe eshte. Foto

0
439

Jo se paratë ishin ato që po kërkonte, por Cristiano Ronaldo e ka shumëfishuar pasurinë e tij së fundmi. Lëvizja në Arabinë Saudite e rriti më tej vlerën e tij neto, falë nënshkrimit për të luajtur për klubin Al Nassr në Ligën Saudite Pro me një kontratë me vlerë mbi 400 milion £.

Dhe akomodimi për të dhe familje e tij është në të njëjtin nivel. CR7, sipas MailOnline, po qëndron në Kingdom Tower, një nga ndërtesat më të larta në vend, në një akomodim të denjë për një mbret që i ofron atij pamjen më të mirë të kryeqytetit. Shiheni vetë:

Tani për tani, ai po qëndron në Kingdom Suite of the Four Seasons, që ndodhet në katin e 50-të të kullës, ku ka rezervuar për një muaj. Kostoja e suitës së hotelit nuk dihet, por, për të krijuar një ide, mund të themi se në faqe për Suitat Presidenciale më pak luksoze kushtojnë më shumë se 6,800 euro për natë. Le të themi se fatura do jetë me shumë zero, por kjo për të nuk është problem.

Është e qartë se ky nuk mund të jetë vendi ku ylli i futbollit dhe familja e tij do jetojnë përfundimisht: njerëzit e tij po kërkojnë shtëpinë e përsosur për ta. Thuhet se zgjedhja ndoshta do të jetë në Al Muhammadiyah, një nga lagjet më prestigjioze të qytetit.