Bëni gati çadrat, shiu i vjeshtës vjen në këto qytete

0
51

Ashtu siç ishte parashikuar nga meteorologët, shtatori do të nisë më shi. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, duke filluar nga sot pasdite dhe nesër priten reshje të dobëta shiu në qarqet Dibër, Elbasan, Korçë dhe Vlorë.

Ndërsa në qarqet e tjera priten reshje lokalisht të dobëta, kryesisht në zonat malore dhe ato pranë tyre.

Temperaturat kanë pësuar ulje me disa gradë, duke bërë që në bregdet të shkojnë nga 21 / 30 °C në vendet e ulëta 20 / 31 °C në vendet malore 15 / 28 °C.