Bezdisje nga vjehrra? Gruaja e Shpat Kasapit flet per here te pare mardhenin qe ka me vjehrren

0
7540

Shpat Kasapi është prej vitesh një personazh i njohur dhe i përfolur në media, jo vetëm për punën e tij por edhe për jetën personale, tashmë ai është i martuar me partneren e tij Selvije Jao, dhe kanë një djalë së bashku.

Pasi zyrtarizuan lidhjen, Selvija është kthyer në një personazh të njohur në mediat sociale ku shpesh ndan foto e shuan kuriozitetin e ndjekësve mbi tema të caktuara.

Kështu, së fundmi ajo ka zhvilluar një intervistë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram.

E pyetur nëse “është përfshirë nëna dhe vjehrra juaj në rritjen e djalit”, ajo u përgjigj duke shkruar: “Patjetër që po aq sa kanë mundësi por 99 perqind të rritjes e kam unë në dorë si nënë që jam.”

Ndërkohë sa i përket planeve për një fëmijë të dytë, Selvija u përgjigj se për momentin po i përkushtohet plotësisht djallit të saj Roelit. “Mendoj që duhet njëher t’i përkushtohet plotësisht koha Roelit dhe pastaj dhashtë Zoti për një fëmijë tjetër.

Mendoj që 3-4-5 vite diferencë është mjaftueshëm por që s’dihet.”-shkruan ajo.

Megjithëse kanë një fëmijë së bashku dhe janë celebruar, çifti nuk kanë organizuar ende një dasmë.


Dhe me sa duket kjo nuk do të ndodhë, të paktën kështu la të kuptohet Selvija me përgjigjen e saj kur u pyet nëse “kanë menduar të bëjnë dasmë së bashku me djalin.”

“Jo, të donim dasëm do e bënim para Roelit.

Nëse bëj diçka do e bëj për Roelin kur ta bëj ose ditëlindje por vetëm me njerëz që e di se më duan dhe nuk vetëm të shtiren se na duan”– shkroi Slevija./Panorama/