Bonbone të bëra në shtëpi me çokollatë dhe fistikë

0
107

Të shijshme, por edhe të thjeshta për t’u përgatitur. Më poshtë do të gjeni recetën e bonboneve me çokollatë dhe fistikë të copëtuar. Shumë i rëndësishëm është mjalti në këtë recetë si dhe lajthitë. Kujdes me kohën e ftohjes në frigorifer!

Përbërësit:

  • 125 gr çokollatë
  • 70 gr fistikë të copëtuar
  • 50 gr gjalpë
  • 2 lugë qumësht
  • 1 lugë mjaltë
  • 80 gr biskota të thata
  • 30 gr lajthi të qëruara

Përgatitja:

  • Thyeni çokollatën, shtojeni në një tigan ose tenxhere bashkë me gjalpin e prerë në copa, mjaltin dhe qumështin. Më pas shkrijini në një banjëmari, përziejni herë pas here me një rrahëse vezësh derisa të merrni një përzierje të butë dhe homogjene.
  • Lëreni të ftohet për 10 minuta.
  • Hiquni cipën lajthive dhe grijni. Më pas copëtoni biskotat dhe shtojini së bashku me lajthitë tek përzierja me çokollatë.
  • Transferojeni përbërjen në një enë, mbulojeni me qese kuzhine dhe lëreni në frigorifer për të paktën 30 minuta.
  • Më pas, nxirreni përbërjen nga frigoriferi dhe formoni toptha të vegjël.
  • Hidhni fistikët e copëtuar në një pjatë dhe kaloni aty topthat e bonboneve derisa të mbulohen mirë.
  • Ftohini në frigorifer edhe për 30 minuta të tjera.