Nënë për herë të parë? Alba Hoxha flet për pritjen e ëmbël

Balerina e famshme e televizionit “Klan” Alba Hoxha është kthyer në një ndër personazhet më të komentuara në media. Prej kohësh tashmë është aluduar se ajo dhe koreografi i njohur Albi Nako janë në një lidhje.

Së fundmi, në media qarkulloi lajmi se balerina e famshme është në pritje të fëmijës së parë. Shkak për këto lajme u bënë daljet e Albës në rubrikën e motit në Klan, ku si rrallëherë ajo kishte veshur fustane të gjera duke ngritur aludimet se po përpiqej të fshihte barkun e rrumbullakosur.

Mirëpo, lidhur me këto lajme ka reaguar së fundmi vetë balerina. Alba është pyetur nga fansat në Instastory se nëse është shtatzënë, por përgjigja e saj ka qenë e prerë. “Joooo”, ka shkruar Alba duke hedhur poshtë të gjitha aludimet.